I kërkuar për trafik ndërkombëtar droge dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Italia Sueld Elezi Pesë arrestime mes Italisë dhe Shqipërisë janë kryer në kuadër të Operacionit “Kanuni”.
Në dritën e parë të agimit të së premtes së 15 shtatorit, në provincën e Pizës dhe në Shqipëri, karabinierët e komandës provinciale të Pizës, nëpërmjet kanalit ndërkombëtar të bashkëpunimit Eurojust dhe me magjistratin italian ndërlidhës në Shqipëri, kanë ekzekutuar urdhër arreste me kërkesë të prokurorisë së Pizës, për 5 shtetas, nga të cilët 3 me kombësi italiane dhe 2 shqiptarë, të akuzuar në cilësi të ndryshme, për vrasjen me paramendim të një shtetasi shqiptar, të kryer më 18 gusht 2022, në Castelnuovo Val di Cecina.
Operacioni i quajtur “Kanuni” është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar nga Karabinierët e njësisë hetimore të Pizës dhe të koordinuar nga Prokuroria e cila ka zbardhur vrasjen e një 36-vjeçari shqiptar në gusht të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për vrasjen e Elson Kalaverit, 36-vjeçarit nga Thumana, i cili më 18 gusht 2022 u tërhoq në një pritë në Sasso Pisano, ku u qëlluan rreth 15 plumba. Sipas dosjes hetimore vrasja ishte porositur nga Shkëlzen Keçi, pasi Kalaveri kishte qëlluar 8 vite më parë mbi të vëllanë.

Makina ku u vra shqiptari në Pisa më 18 gusht 2022. (Foto: Tommaso Gasperini/ Fotocronache Germogli)Hetimet nxorën në dritë se Kalaveri u vra për gjakmarrje. Në 2014 Kalaveri ishte arrestuar për vrasjen e një fqinji, por u mbrojt duke thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje. Për vrasjen viktima kishte kryer edhe burg por ishte liruar dhe ishte vendosur në Italia nga frika e gjakmarrjes.
Top Channel