Elton Ilirjani, modeli shqiptar, aktivisti dhe filantropi ndërkombëtar u bë viral i veshur me një krijim të dizajnuar nga Satomi Tatakura në shfaqjen e pistës se modës “Global Fashion Collective” gjatë Javës së Modës në New York 2023 në Clinton Mercantile në New York City.
Dalja e dytë në këtë javë mode në New York për modelin ndërkombëtar shqiptar.
Eltoni u shfaq në paradë me veshjen e Sailor Moon, një personazh shumë i njohur dhe i dashur nga publiku. Stilistja u shpreh se e ka ftuar Ilirjanin në Japoni për shfaqje të tjera! Sailor Moon erdhi vrullshëm dhe me shumë stil nga Ilirjani. Ishte e veçantë për faktin që duhet të ecte dhe kërcente në të njëjtën kohë dhe duke sjellë identikisht personazhin e Sailor Moon. Ilirjani u shpreh se këtë ecje, bashkë me dy ecjet e tjera në New York Fashion Week, ia dedikon mamasë se tij dhe Sailor Moon ishte personazhi që ai ëndërronte të bëhej kur ishte fëmijë. Ëndërr e kthyer në realitet.
Satomi Tatakura ka debutuar në Javën e Modës në Vankuver në pranverë 2023, Satomi el beso mori një ovacion të jashtëzakonshëm dhe një audiencë që donte më shumë. Stilistja ka krijuar kryesisht kostume për shfaqje televizive, reklama dhe shfaqje live për “idhujt” japonezë ose “aidoru” në japonisht për 20 vitet e fundit. Secili prej kostumeve të Takakurës ka një dizajn ekskluziv, kalon nëpër një proces të kujdesshëm, të punuar me dorë dhe është krijuar me materiale të zgjedhura posaçërisht, duke përfshirë modele anime japoneze nga artistë me bazë në Japoni.
Lancuar në tetor 2017, Global Fashion Collective është një platformë e udhëhequr nga një grup individësh dinamikë që ndajnë qëllimin e përbashkët për të kultivuar një industri gjithëpërfshirëse dhe të larmishme të modës. Pas shfaqjes në Paris, Nju Jork dhe Tokio, GFC planifikon të zgjerojë më tej shtrirjen e tyre me shfaqjet e ardhshme në Londër dhe Milano.
Top Channel