Qeni më i gjatë në botë ngordh pas operacionit në këmbë (fotot)

14/09/2023 17:51

Qeni më i lartë në botë raportohet se ka vdekur pas një beteje me kancerin.

Zeus, i cili ishte 105 cm i larte pa u ngritur në këmbë, vdiq në moshën tre vjeçare në Texas pasi sëmundja e detyroi të kryente një operacion dhe më pas të gjymtonte këmbën.

Qeni i racës ‘danez i madh’ arrinte lartësinë 1.90 kur ngrihej në këmbët e pasme dhe kishte fituar për këtë çmimin Guinness në vitin 2022.

Pas gjymtimit të këmbës Zeus u sëmur me pneumoni në fillim të vitit.

E zonja e tij Brittany Davis, tha se qeni kishte vdekur me kokën në prehërin e “nënës së tij”.

“Zeus ishte një qen shumë i veçantë. Ishte i dashur, i mirë dhe gjithmonë i lumtur kur shihte familjen ose miqtë gjatë aventurave të tij në zonat Dallas & Fort Worth.”

Pas diagnozës së sëmundjes të zotët e qenit kishin hapur dhe një faqe donacionesh që kishte mbledhur më shumë se $10 000 për kostot e kurave.

Zonja Davis, thotë se e konsideronte Zeus si “fëmijën e saj”, dhe se e kishte rritur që kur ishte shtatë javësh.

Pas rritjes së mases së tij trupore, zonja Davis kontaktoi me rekordet Guinness duke marrë çmimin.

Prej masës së tij të madhe qeni mund të vidhte ushqimin mbi banakun e kuzhinës ose të pinte ujë direkt nga lavamani.

Zeus hante rreth “12 kupa ushqimi në ditë, duke përfshirë dhe vezë të skuqura”.

Qentë e kësaj race jetojnë zakonisht shtatë deri në 10 vjeç.

Femrat kanë trup disi më të madh dhe mund të arrijnë deri në 80 kg në peshë.

FOTO GALERI
1/3
Pas gjymtimit të këmbës Zeus u sëmur me pneumoni në fillim të vitit.

Top Channel