Nga Kosova në Kuvajt, Danimarkë e deri në Ukrainë! Presidenti Begaj dekreton emërimin e 7 ambasadorëve të rinj

14/09/2023 12:30

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorëve në përfundim të mandative në Kosovë, Kuvajt, Çeki, Rumani, Slloveni, Sllovaki, Danimarkë dhe Ukrainë, si dhe është bërë emërimi i ambasadorëve të rinj.

Kështu, Presidenca njofton se:

Petrit Malaj është emëruar në detyrën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Qemal Minxhozit.

Ilir Hysa është emëruar si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, dhe Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Saimir Balës.

Ilir Tepelena është emëruar Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Ilirian Kukës.

Enkeleda Mërkuri emërohet si Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Ilir Tepelenës.

Oljan Kanushi emërohet Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident. Dekretohet largimi nga detyra i Pëllumb Qazimit.

Mimoza Halimi është emëruar Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, dhe Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë,  Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Shpresa Kuretës.

Sokol Dedja emërohet Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Elida Petoshatit.

Enkeleda Mërkuri lirohet nga detyra e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.

Top Channel