Ministri Taulant Balla ka prezantuar 10 konkluzionet e ministerialit euro-ballkanik të Ministrave të Brendshëm nga Bashkimi Evropian, duke e vendosur theksin tek sulmet kibernetike.
Sipas Ballës, Ministrat e Brendshëm kanë rënë dakord për një bashkëpunim të bashkërenduar mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për mbrojtjen nga krimi organizuar dhe trafiku i narkotikëve, nën “ombrellën financiare” të BE-së.
Shefi i Punëve të Brendshme u shpreh se mbështetja financiare e BE-së është e nevojshme për fuqizimin e kapaciteteve për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, procesin e digjitalizimit, mbrojtjen e sigurisë së kufirit dhe emigracionit.
“Ministrat e Brendshëm u takuan në Tiranë për të diskutuar mënyrat konkrete për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen për të vënë në zbatim programin e çështjeve të brendshme të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ministrat e Brendshëm theksuan vlerën strategjike të fuqizimit të besimit dhe përmirësimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar transkombëtar, rritjen e bashkëpunimit brenda sferës së menaxhimit të integruar të kufirit dhe eksplorimin e mënyrave të tjera për të trajtuar çështjet e sigurisë kibernetike në një përpjekje të bashkërenduar rajonale.
Së treti, ministrat ranë dakord për të pasur një fokus më të fortë tek menaxhimi i integruar i kufirit, për fshirë këtu zhvillimin e strategjive, bashkërendimin e mëtejshëm të nismave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërkohë që kërkojnë një mbështetje më të fortë nga BE për fuqizimin e kapaciteteve, procesin e digjitalizimit, të sigurisë së kufirit dhe emigracionit.
Së katërti, duke pasur parasysh rëndësinë e planeve ekszistuese si plani i veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, kishte marrëveshje për të ruajtur momentin dhe punën e duhur. Për të trajtuar çështjet migratore si domosdoshmëri në rajon dhe domosdoshmëria për mbështetje të mëtejshme nga partnerët evropian për ndërtimin e sistemeve të shkëmbimit të informacionit, veprimeve të përbashkëta dhe analizës së riskut për të monitoruar kufijtë në mënyrë efektive dhe kontrollit të krimeve të kalimit kufitar, u theksuan si thelbësore në këtë moment, përfshi këtu edhe trajnimet dhe pajisjet që kërkojnë.
Së pesti, ministrat theksuan vendosmërinë e tyre në luftën kundër krimit të organizuar që po shkakton dëm të madh financiar dhe minon të drejtën e qytetarëve për sigurinë dhe kohezionin social dhe besimin e tyre në sistemin dhe proceset demokratike. Krimi transkufitar jo vetëm që ka qenë dëmtues për shtetet anëtare, por edhe për qytetarët aleatët dhe partnerët e tyre.
Së gjashti, njohja e anëtarësimit në BE si kataliste kundër krimit të organizuar. Duke kuptuar këtë gjë, të gjithë pjesëmarrësit kanë theksuar nevojën për bashkëpunim jo vetëm ndërmjet njeri-tjetrit, por edhe me Bashkimin Evropian dhe agjencitë ndërkufitare për të luftuar çdo lloj krimi në mënyrë efikase. Ndaj një nivel më i lartë informimi me agjencitë e BE-së kërkohet. Taskëforca të përbashkëta dhe punë e përbashkët për aspekte specifike të krimit të organizuar si trafikimi i qenieve njerëzore, kondrabanda e lëndëve narkotike u përcaktua si mënyra e duhur për të ecur përpara.
Si dhe bashkëpunimi ndërmjet agjencive të ligjit, të prokurorisë gjyqësore dhe të sektorit publik. Angazhime me median u pa si shumë i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e krimit të organizuar dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kërkuan intensifikimin e mëtejshëm me agjencitë e ligjzbatimit të BE-së.
Së shtati, ministrat ranë dakord që lufta kundër krimit të organizuar kërkon edhe punë të mëtejshme për standardet e sigurisë dhe ato rregullatore. Prandaj kërkohet bashkëpunim i bashkërenduar dhe i përbashkët nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe partnerët e ndërkombëtar, duke përdorur në fakt metoda praktike si veprime të ndryshme administratike, mandatin rregullator, por edhe njohuritë e duhura, dhe kjo kërkon edhe hetime të mëtejshme të përbashkëta kriminale në qendër të së cilave do të jenë grupet e krimit të organizuar.
Së teti, pjesëmarrësit theksuan bashkëpunimin ndërkombëtar që kërkohet duke pasur parasysh natyrën transkombëtare të kërcënimeve kibernetike dhe bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm për të luftuar këto lloj krimesh. Pjesëmarrësit theksuan rolin e qendrave rajonale dhe kombëtare të kibernetikës si mënyra më e mirë e mundur për të bashkërenduar bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe me BE-në.
Së nënti, mbështetja e bashkërenduar operacionale dhe teknike. Pra një platformë është e domosdoshme sa i përket paralajmërimit të mëhershëm të kërcënimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë shprehimore, kanë kërkuar të jenë të përfshira në rrjetin CSIRT, brenda përbrenda direktivës NIS2. Nevoja për asistencë, si nevoja për të ofruar mbështetje me teknologji dhe trajnime për ekspertët e sigurisë kibernetike, informacione për boshllëqet apo hendeqet e ndryshme që ekzistojnë në infrastrukturën e sigurisë kibernetike, janë thelbësore për të përmirësuar reagimin dhe përgjigjet tona ndaj kërcënimeve kibernetike dhe për rritjen e sigurisë.
Gjithashtu, janë të domosdoshme aktivitetet që ofrojnë mbështetjen financiare për çdo shtet, sipas kapaciteteve të nevojshme të Ballkanit Perëndimor.
Së dhjeti, nevoja për të harmonizuar kuadrin ndërkombëtar duke standartizuar në fakt politikat e sigurisë kibernetike dhe qasjet e ndryshme në vende të ndryshme sepse kjo është kyçe për të ruajtur infrastrukturën kritike dhe në veçanti është e cenueshme sa u përket sulmeve kibernetike”- tha Balla.
Top Channel