Ftesë në 5/ Një jetë në media, Fiori Dardha zbulon “sekretin” që fsheh nën mëngë

13/09/2023 18:56

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Fiori Dardha, e cila u rikthye në Top Media pas 7 vitesh.

Fiori tregoi emocionet e nisjes së rrugëtimit në “Breaking”, një program që i riktheu “emocionet” e live-t.

E ndërsa po fliste për vështirësitë e moderimit në ditën e parë, Fiori tregoi se kritikat i vijnë kryesisht nga i biri, bashkëshorti dhe mikesha e saj e ngushtë.

“Mami mos e lëviz aq shumë krahun”, ishte kjo kritika që kishte bërë Abeli, i cili po ashtu kishte vënë re një detaj që nuk i mungon Fiorit sa herë del në ekran.

“Mami nuk po ta shoh se nuk të varet facoleta. Se unë kam disa truke kur dal në ekran, duke qenë një natyrë alergjike duhet të kem një shami me vete. Kudo ku shkoj, në studio apo aktivitete unë kam një facoletë. Dhe ata që më njohin e dinë që po panë facoleta kam qenë unë aty”, tha duke qeshur Fiori, ndërkohë që nxori live facoletën fshehur nën mëngë.

Top Channel