Në 25-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, sot në Tiranë u zhvilluan homazhe në një ceremoni përkujtimore pranë memorialit “Heroi i Demokracisë”.

Të pranishëm në homazhe ishin familjarët e Azem Hajdarit, Sali Berisha, Edi Paloka, Oerd Bylykbashi e shumë politikanë të tjerë demokratë.

Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998.Deputeti dhe ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 që përmbysi regjimin komunist në Shqipëri, u ekzekutua në moshën 35-vjeçare.

Në një deklaratë për media, Berisha tha se Azem Hajdari përbën një nga figurat më rralla në historinë e kombit shqiptar, ku u ekzekutua më 12 shtator të vitit 1998 përpara sëlisë së PD.

Ai theksoi se, figurë si ajo e Azem Hajdarit Shqipëria nuk ka parë, ku në një kohë të shkurtër ai gjunjëzoi diktaturën.

Berisha tha se vrasja e tij mbetet akti më makabër, por pas 25 vitesh, Azem Hajdari është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë te ai shpëtimtarin e tyre.

Berisha: Sot ne jemi këtu për të nderuar legjendën e guximit, trimërisë të të rinjve shqiptarë, të studentëve shqiptarë, tribunin e lirisë Azem Hajdari. Në 25 vjetorin e ekzekutimit të tij shtetëror nga falanga me uniformë të shtetit terrorist, vetëm e vetëm për bindjet e tij politike, së bashku me sivëllanë e vet, Besim Çerja, të cilët një natë të 12 shtatorit të vitit 1998 dolën këtu dhe ranë në breshëritë e kallashnikovëve të bandës shtetërore terroriste të organizuar padyshim në aktin hakmarrës primitiv nga pushteti i atëhershëm. Azem Hajdari përbën një nga figurat më të rralla të historisë sonë kombëtare. Asnjë shqiptar si individ nuk ka bërë aq sa ka bërë Azem Hajdari së bashku me studentët liberatorë për lirinë e shqiptarëve. Mbetet pra një nga figurat më të jashtëzakonshme në historinë e lirisë së këtij kombi.

Sot, nuk është e lehtë të imagjinosh dhjetorin e vitit ’90, kur ai u ngrit me një grup studentësh me thirrjet: Liri demokraci! Poshtë diktatura! Ai u shndërrua në një magnet të fuqishëm të rinisë studentore, një lider epik me guximin e tij, i cili në një kohë të shkurtër gjunjëzoi diktaturën. Ekzekutimi i tij para selisë së PD, është vrasja shtetërore më e rëndë në historinë e shqiptarëve, është atentati më makabër. Azem Hajdari, edhe sot pas 25 vitesh, është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë te ai, shpëtimtarin e tyre. Është i pavdekshëm dhe i përjetshëm në altarin e lirisë të kombit shqiptar. Kurse ata, që në një akt hakmarrje primitive, organizuan pritën dhe e ekzekutuan atë, do të mbeten të damkosur përjetë për krimin më të shëmtuar politik të kohërave.

Azem Hajdari është një kushtrim i gjallë për të gjithë shqiptarët, që sot të ngrihemi, të përmbysim diktaturën e drogës, diktaturën e krimit, diktaturën e vjedhjeve të pasardhësit direkt të njërit prej xhelatëve më të pamëshirë të kombit në histori, Edi Ramës.

FOTO GALERI
2/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA