Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka thënë se Kosova do të jetë shembulli më i mirë se si duhet të organizohen Lojërat Mesdhetare të cila në Kosovë do të zhvillohen në vitin 2030.
I pari i Qeverisë së Republikës së Kosovë ka ndarë në rrjetet sociale videon ku shfaqen punimet në rinovimin e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë me kosto prej 200 mijë eurove, raporton KosovaPress.
Kurti ka shtuar se qeveria ka në plan edhe shumë investime të tjera në të gjitha komunat e Kosovës.
“Jemi duke i investuar 200 mijë euro për renovimin e Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë: dysheme profesionale, kosha e karrige me standarde të FIBA-s. I kemi në plan shumë investime në të gjitha komunat e Kosovës. Ne do të jemi shembulli i organizimit të mirë të Lojërave Mesdhetare 2030.”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.
Kujtojmë që Kosova e fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare në Asamblenë e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërav Mesdhetare të mbajtur në Greqi më 8 shtator.
Top Channel