Regjisori shqiptar Erenik Beqiri ka shënuar historinë në kinemanë shqiptare, duke rrëmbyer “Luanin e Artë” në 80-vjetorin e Festivalit të Filmit në Venecia.
Filmi me metrazh të shkurtër ‘Një udhëtim i shkurtër”, arriti të triumfonte mes 12 produksioneve në kategorinë ‘Orizzonti’ gjatë edicionit jubilar të kësaj Bienale. Lajmi u konfirmua nga vetë Beqiri, i cili përmes një mesazhi mirënjohje është shprehur falenderues për eksperiencën e paharrueshme.
“Faleminderit Bienales për eksperiencën e paharrueshme që do të qëndrojë me ne përgjithmon. Një falenderim të madh edhe për të gjithë skuadrën, me të cilën ndamë këtë udhëtim së bashku”- shkruan Beqiri.
Kategoria ‘Orizzonti’ i dedikohej filmave që përfaqësojnë tendenca të reja estetike dhe shprehëse të kinematografisë botërore, me fokusin te talentet e rinj dhe kinematografitë më pak të njohura.
Realizimi i “Një udhëtim i shkurtër” ka zgjatur 3 vjet. Filmi ka si subjekt një histori shqiptare, ku tregohen sakrificat e mëdha që bëhen nga shqiptarët në këmbim të një shtetësie të huaj.
View this post on Instagram
Top Channel