Modelja e TikTok vdes në aksidentin ‘horror’ pak pasi publikonte videot e festës në bar (fotot)

11/09/2023 16:23

Një e re e njohur si ‘La Bellota’, e ndjekur për përmbajtjet e krijuara në rrjetin TikTok raportohet se është gjetur e vdekur në makinën e saj që kishte rënë në një kanal pas një aksidenti në Meksikë.

22 vjeçarja që humbi jetën të premten, më herët shpërndante imazhe të festës me miqtë në klubin lokal në San Francisquillo.

Michelle Lizarraga që postonte kryesisht këshilla bukurie, u gjet e pajetë nga shërbimet e emergjencës kur nxorrën makinën e saj nga uji në rajonin e Sinaloa, shkruan rrjeti AP.

Pak pasi kishte dalë nga bari, modelja e TikTok besohet se është përplasur me makinën e saj që ishte përmbysur në kanal dhe ishte mbushur shpejt me ujë. Më herët ajo kishte postuar foto e video me miqtë në mbrëmjen e 8 shatorit.

Trupi i saj besohet se është identifikuar nga miqtë prej tatuazheve, por ende nuk është bërë identifikimi zyrtarët apo nga policia.

Mijëra ndjekësit e saj i bënin homazhe në rrjet, duke lënë komente trishtimi në postimin e saj të fundit.

“Mikeshë e bukur, do të na marrë malli”, shkruante një prej tyre.

Një tjetër ndjekëse shkruante: “Ishe gjithmonë një shembull për mua, prehu në paqe”.

Modelja kishte rreth14,000 ndjekës në rrjetin TikTok, ku jepte këshilla stili e bukurie për vajzat, si dhe tregonte për historitë e saj personale.

FOTO GALERI
1/5
22 vjeçarja që humbi jetën të premten, më herët shpërndante imazhe të festës me miqtë në klubin lokal në San Francisquillo.

Top Channel