Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së dielës në kilometrin 521 të rrugës nacionale Athinë-Selanik, në daljen e saj për në doganën e Evzonus, kur një autobus me turistë nga Serbia është përplasur me dy automjete.
Si pasojë e aksidentit katër pasagjerë grekë që ndodheshin në një prej dy automjeteve kanë gjetur vdekjen. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i makinës tjetër, ndërsa nga 81 pasagjerët e autobusit turistik dykatësh, 47 persona janë lënduar, shumica e tyre me plagë të lehta.
Mjekët e Shërbimit të Urgjencës po operojnë në zonë më një numër të madh autoambulancash duke i dërguar të plagosurit në spitalet e Kilkizit 9, Selanikut 8 dhe Gumenicës 2.
Autobusi i përkiste agjencisë turistike Vin Tavel në Beograd.
Top Channel