Aksioni i AMP në jug, reagon policia e shtetit, kush janë zyrtarët e arrestuar dhe akuzat ndaj tyre
Muralet janë pjesë e pandashme e asaj që mund të quajmë si një skenografi të re të Tiranës.
Transformimi i fasadave të ndërtesave të Tiranës i ka shndërruar ato gati-gati në kanavacë për artin bashkëkohor të rrugës, ose thënë ndryshe edhe një muze.
Këto murale, që kanë efekt dekorativ, dhe nuk kanë karakterin rebel dhe denoncues të artit të artit të rrugë, i gjejmë kryesisht në ndërtesat e vjetëruara të periudhës së realizmit socialist, apo parafabrikatet e famshme. Por vendndodhja e tyre në lagje të caktuara ka të bëjë edhe me pikëvështrimin e gjerë të fasadës mbi të cilën ndodhen.
Ideuar nga Henril Çule dhe kuruar nga Helidon Haliti, artistë të njohur ndërkombëtarisht si Marcus Gomad Debie, Zabou, Isakov, Maximiliano Bagnasko, Andreas Welin, Ives Covert, Tellas dhe shumë të tjerë i kanë dhënë jetë të re arkitekturës së pallateve të Tiranës, dhe kërkesa është e hapur sidomos për artistët vendas, sepse ka një mungesë të angazhimit të tyre në Mural Fest.
Top Channel