Irani mëson nga Ukraina taktikat e luftës, Hezbollahu përdor dronë me fibra optike për të goditur Izraelin Kristi Gongo erdhi krejt ndryshe në emisionin më të ri që nisi sot në Top Channel, “Punë pa teka”.
Ajo tregoi sekretet e punës në minierë, në një mjedis shumë të komentuar për rrezikun e aksidentet e ndodhura e ku jo pak herë janë shënjuar ngjarje tragjike. Frika e Kristit ndihej, ndryshe nga punonjësit e tjerë, të cilët madje e vlerësonin punën në minierë si asgjë të jashtëzakonshme.
“Në minierë jam si në shtëpi”, shprehej vagonisti Adriatik Ahmeti. Por për vetë autoren e programit ishte një eksperiencë sfiduese ku u përball edhe me shpërthime brenda minierës. Por sa më thellë nëntokës futej, Kristi mori guximin për të shpërthyer vetë dinamitin. Por para se të ndërmerrte veprimin, nuk i shteronin pyetjet.
Biseda gjatë shpërthimit
Drejtuesi teknik: Ky blloku nuk thyhet dot me varre, atëherë detyrohemi ta copëtojmë me lëndë plasëse. Eksplodimet ti Kristi, si punonjëse e re, duke qenë se je e sigurt, do të ta lë si ty që të bësh shpërthimin.
Kristi Gongo: Sa metra larg duhet të qëndrosh?
Drejtuesi teknik: 60 metra nëse është me kthesa, nëse është drejt duhet të rrish 100 metra.
Kristi Gongo: Ka rrezik që të ndodh shpërthimi tani?
Drejtuesi teknik: Tani bëhet lidhja, mos ki merak. Duhet energjia që të ndodh.
Kristi Gongo: Nuk ke frikë?
Zamtari: Jam mësuar unë tani, jam trajnuar për këtë punë, kam 5 vjet këtu.
Drejtuesi teknik: Duhet të largohemi tani… s’ka punonjës, ecim… Shkojmë te strehimi të bëjmë shpërthimin… Ja arritëm.
Kristi Gongo: Mua më duket shumë afër, shumë e rrezikshme. Më duket sikur do më plas në dorë!
Drejtuesi teknik: Nuk ka rrezik. Kjo ngjyra jeshile tregon që linja është në rregull. E kuqja tregon që aparati është karikuar. Tani këtë butonin ti duhet ta vendoësh këtu.
Kristi Gongo: Nuk më gjen gjë ee?
Drejtuesi teknik: Mos ki merak, asgjë.
Kristi Gongo: O zot, më ndihmo.
Top Channel