Imazhe të incidenteve qesharake kur pushimet nuk shkojnë ashtu siç e kishit menduar (fotot)

08/09/2023 15:31

Pushimet për shumicën prej nesh vijnë vetëm një herë në vit dhe pasi kemi punuar dhe kursyer paratë për udhëtimin, normalisht që kemi pritshmëri të larta për eksperiencen.

Por megjthse shumë prej nesh gjejnë plazhin, diellin apo rërën, disa pësojnë eksperienca shume larg pritshmërive.

Një fotogaleri e pazakontë është hartuar me imazhe nga rezorte në disa vende të botës, ku rrjeti Bored Panda tregon për rrethana të papritura ku pushuesit e gjejnë veten.

Në një prej tyre shihet një foto romantike e një çifti në Republikën Domenikane ku një majmun hyn i paftuar në imazh.

Në një tjetër shihet realiteti i turistëve që udhëtojnë në muzeumin e Louvre në Paris, për të parë Mona Lisa, por para pikturës së famshëm gjejnë një turmë njerëzish të zhurmshëm.

Njerëz nga e gjithë bota kanë shpërndarë në rrjet fotot të papritura nga pushimet e tyre që nuk shkojnë siç duhet, siç është ajo e një gruaje që pozon për një ‘selfie’ me një gamilje, por kafsha tenton ta kafshojë në kokë.

Një burrë u zhgënjye së tepërmi kur shkoi të shihte Portën Torii në Hiroshima, Japoni, kur e gjeti atë të veshur me skela ndërtimi.

Pushuesi lë makinën e tij të parkuar në Houston, Texas, kur gjen më vonë se rrotat e saj ishin vjedhur.

Te tjera situata qesharake gjeni ne fotogalerine e meposhtme …

FOTO GALERI
6/11
Vizitori shkoi të shihte Mona Lisa në muzeumin në Paris – por turmat kishin mbushur sallën ku s’kishte më asgjë ‘artistike’ për të parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA