Kurti i “tregon dhëmbët” Rusisë: Aleatët e saj po minojnë dialogun!

06/09/2023 10:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi “aleatët e Rusisë” se përmes dezinformimit dhe sjelljeve të tjera dashakeqe në fushën kibernetike, po ndikojnë në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto veprime nuk kanë reshtur, por përkundrazi janë duke u intensifikuar, deklaroi kryeministri i Kosovës.

 “Në Kosovë, përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetën, të kaluarën dhe të tashmen, janë të dukshme dhe po shtohen. Ne momente ten je ndjeshmërie të lartë, kur shteti ynë është i përkushtuar në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara për të normalizuar raportet me fqinjin tonë verior, Serbinë, por edhe për përfshirjen e plotë të minoriteteve në proceset demokratike të shtetit, pa ndikim nga jashtë, këto kërcënime kibernetike, si dezinformimi, bullizimi kibernetik dhe forma të tjera janë përcaktuese”, shprehet Kurti.

Autoritetet në Prishtinë e kanë akuzuar edhe në të kaluarën Moskën se e shtyn aleaten e saj, Serbinë, që të nxisë tensione në Kosovë, e sidomos në veriun e banuar me shumicë serbe. Por, këto pretendime janë hedhur gjithmonë poshtë nga Kremlini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA