​Pas kryerjes së misionit, forcat rezervë turke do të largohen nga Kosova

06/09/2023 09:24

Forcat rezervë turke të dislokuara në Kosovë do të kthehen sot sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

“Turqia vazhdon të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global brenda kuadrit të detyrave në OKB, NATO, BE dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), si dhe në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe monitoron nga afër zhvillimet në Ballkan, ku ekzistojnë vlera të përbashkëta historike dhe kulturore”, deklaroi Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

Turqia vendosi trupa shtesë në Kosovë në qershor në përgjigje të kërkesës së NATO-s pas tensioneve të fundit.

“Njësia jonë e dislokuar, pas mbërritjes së saj në Kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 6 qershor 2023, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sigurimin e paqes në Kosovë ndërmjet 10 qershorit dhe 31 gushtit dhe ka përmbushur me sukses misionin e saj. Turqia do të vazhdojë të përmbushë angazhimet e saj ndaj NATO-s, ashtu siç ka bërë gjithmonë”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA