Pendohet modelja që kreu operacionin për të zgjatur këmbët me 14 cm: Më detyroi ish-partneri

05/09/2023 13:51

Një grua në Gjermani ka kryer një operacion për të zgjatur këmbët me 14 centimetra.

Ky operacion i kushtoi asaj më shumë se 150 mijë euro dhe tani është penduar, për këtë veprim që ka bërë. Ajo nuk e njeh më veten dhe e ka kuptuar se iu nënshtrua operacionit vetëm për të përmbushur dëshirat e ish-bashkëshortit të saj.

Protagoniste e kësaj historie është modelja gjermane Theresia Fischer, 31 vjeçe, e cila mori pjesë edhe në Big Brother-in gjerman. Modelja gjatë një interviste në radion Mdr Jump tregoi historinë e saj, duke zbuluar se ka bërë shumë gjëra që sot është penduar. Një ndër to është fakti që ka zgjatur këmbët e saj.

Ajo ka treguar se bënte sherr përditë me partnerin e vete, i cili shpesh herë i ushtronte presion psikologjik. Ai i thoshte se ‘ti e di se sa shumë më pëlqejnë femrat e gjata, do doja të ma plotësonit dëshirën’. Gjithashtu ai i ulte vetëbesimin duke i thënë ‘ti s’mund të bësh asgjë pa mua, ke nevojë për mua’.

“Nëse e dëgjon atë ta përsërisë 20, 30, 60, 70 herë, atëherë vërtet arrin të besosh se nuk je asgjë pa të”, ka thënë modelja.

Operacioni që futi shufra metalike në këmbë,  e bëri atë të arrinte gjatësinë 1.80 metra. Ajo shprehet se nëse do e kthente kohën pas, nuk e do kishte bërë kurrë një gjë të tillë.

“Më vjen turp sepse pranova një operacion që nuk duhej t’i nënshtrohesha”, tregoi Theresia Fischer

FOTO GALERI
6/11
HAMBURG, GERMANY - JANUARY 07: Theresia Fischer and her husband Thomas Berend attend the "Lindenberg! Mach Dein Ding" world premiere at CinemaxX Dammtor on January 7, 2020 in Hamburg, Germany. (Photo by Tristar Media/Getty Images)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA