Presidentja Osmani ka komentuar mbrëmjen e sotme në Top Story edhe momentin e mundshëm kur mund të heqë dorë nga politika.

Ajo u shpreh se e rëndësishme për të është vazhdimësia e Kosovës dhe e popullit të saj, më shumë se karriera politike e saj apo e çdo politikani në vend.

Osmani tha primar për të është besimi i qytetarëve dhe mund të heqë dorë vetëm në momentin që marrëdhënia e saj me popullin të jetë në nivelet më të mira

“Unë do të vendos ta lë politikën në një moment kur jam shumë mirë me qytetarët, në kontekstin e besimit të plotë.Unë nuk dua të pres që besimi të lëndohet, të reduktohet, të zbehet. Ashtu e mendoj, besimi qytetar për mua gjithmonë ka qenë, prandaj nuk lejoj asnjëherë ndërmjetësues për qytetarët, prandaj dal edhe flas me ta ndoshta më shumë tani sesa kur kam qenë deputete dhe kam pasur edhe më shumë kohë të lirë sepse me intereson shumë. Kushtetuta nga momenti i zgjedhjes më obligon të mos mënoj më për partinë. Shqetësimet e vetme që kam është si mund të veproj më mirë apo si të vrapojmë më shpejt drejt synimeve tona. Nuk i kam shqetësimet për politikanët, ne shkojmë e vijmë, Kosova është e përjetshme. Nuk e kam ndërmend të mendoj tani ku do të jem pas disa vitesh.”- tha Osmani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA