Diskriminimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës/ Bislimi – Kamberit: Çështja e licencimit të mjekëve do të zgjidhet shpejt

04/09/2023 18:39

Deputeti shqiptar në Kuvenin e Serbisë, Shaip Kamberi është pritur në takim nga zëvendëskryeministëri i Kosovës, Besnik Bislimi, ku kanë diskutuar për pozitën e vështirë dhe diskriminuese që shqiptarët përjetojnë në Luginën e Preshevës.

Kamberi ka shkruar në Facebook se përveç situatës politike në Luginën e Preshevës, e ka njoftuar Bislimin për katër propozime ligjore që synojnë të krijojnë mekanizma ligjorë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, të cilat Parlamenti i Serbisë refuzon t’i trajtojë, duke i lënë ato jashtë rendit të ditës.

“Propozimet përfshijnë ndryshimin e Ligjit për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare nga pakicat, Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, Ligjin mbi organizimin territorial të gjykatave, dhe ndryshimin e Rregullores së punës së parlamentit. Edhe pse procedurat parlamentare janë kaluar, këto çështje po përmbyten në debat. Gjithashtu, falënderova Bislimin për angazhimet e Qeverisë së Kosovës për hapat e ndërmarrë për të adresuar çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke ofruar mbështetje financiare dhe duke theksuar rëndësinë e mospranimit të trajtimeve të dyfishta të pakicave në rajon. Biseduam për domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së licencimit të mjekëve nga Lugina e Preshevës që punojnë në Kosovë. U informova se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt”, ka shkruar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA