Kevin Costner thyen heshtjen për divorcin “e tmerrshëm” me ish-bashkëshorten: Nuk mundem më…

03/09/2023 17:05

Kevin Costner ka folur për herë të parë për ndarjen “e tmerrshme” me Christine Baumgartner.

Ky është një pozicion i tmerrshëm për të qenë, por ja ku jemi”- tha ylli i “Yellowstone” për Access Hollywood të premten, momente pas fitores së të drejtës për t’u ofruar mbështetje ekonomike fëmijëve, sipas kushteve të tij, pas divorcit me bashkëshorten Baumgartner.

Ndihem shumë keq. Po flasim për dikë që e dua në anën tjetër. Unë thjesht nuk mundem më”- tha aktori 68 vjeç, jashtë sallës së gjyqit.

Kur gazeta pyeti nëse Costner “ka ende dashuri” për gruan e tij pas divorcit, ai u përgjigj: “Sigurisht”. Fituesi i Oskarit vuri në dukje se për procedurat e tyre të divorcit nuk ishin për të qeshur, pavarësisht se bëri një shaka me procesin në tribunë.

Avokati i Baumgartner e kishte akuzuar Costner-in se po fitonte më shumë para sesa kishte deklaruar më parë, për këtë arsye duhet të jepte sasinë e kërkuar  të të ardhurave nga bashkëshortja, për mirëqenien dhe kujdesin e fëmijëve.

Ne do të duhet të bëjmë një gjueti thesari për të zbuluar shumën”- tha avokati i Baumgartner në formë sarkazme. Aktori pranoi se fitorja e të drejtës për të paguar mbështetjen financiare të fëmijëve pas divorcit, sipas kushteve të tij, u ndje “shumë keq”.

Megjithëse Kevin Costner e ka trajtuar ndarjen e diskutueshme të tij dhe të stilistes së çantave në mënyrë sipërfaqësore, gjykata mundi të dokumentonte komentet e tij të para në mënyrë të drejtpërdrejtë të premten, disa muaj pasi Baumgartner paraqiti kërkesën për divorc në maj.

Ish-çifti që atëherë janë përfshirë në akuza e kundërakuza ndaj njeri-tjetrit, ku Costner madje pretendon se ish-bashkëshortja është në lidhje me mikun e tij të ngushtë Josh Connor. Costner gjithashtu akuzoi Baumgartner se kishte marrë 20,000 dollarë në para nga financieri i tij. Modelja, nga ana e saj, pretendoi përmes avokatit mbrojtës se Costner e kishte vetë përgjegjësinë për financat, një deklaratë që ai e mohoi më vonë në tribunë.

Christine Baumgartner paraqiti një kërkesë në fillim të kësaj jave që ish-i i saj të paguante 175,057 dollarë në këste mujore për tre fëmijët e tyre – Cayden, 16, Hayes, 14 dhe Grace, 13 vjeç, të cilat më vonë i uli në 161,592 dollarë. Për të justifikuar kërkesat, Baumgartner deklaroi në atë kohë se luksi është në “ADN”-në e adoleshentëve.

Si përfundim, gjykata urdhëroi Costner të paguante vetëm 63,209 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët. Baumgartner nuk ka folur ende për fitoren e Costner në gjykatë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA