27 qershorin e vitit 1980, fluturimi Itavia 870, një avion pasagjerësh i tipit McDonnell Douglas DC-9 i nisur nga Bolonja drejt Palermos në Itali, u rrëzua në ujërat e detit Tirren duke vrarë të 81 personat në bord.

Ka pasur shumë hetime mbi atë që njihet si “masakra e Ustikës” e bashkë me to, edhe veprime ligjore e akuza. Kjo ngjarje vazhdon të mbetet subjekt debatesh të ashpra, zjarrin e të cilave e ka rindezur së fundi një deklaratë e ish kryeministrit Italian, Giuliano Amato, sipas të cilit Itavia DC9 u qëllua nga një raketë franceze.

Në një intervistë për La Repubblica, ai shpjegoi se ka pasur një plan për të goditur avionin me të cilin po fluturonte  Muammar Gaddafi, por lideri libian i shpëtoi kurthit sepse u paralajmërua nga Bettino Craxi.

“Është koha të zbardhet një secret i tmerrshëm shtetëror. Tani Elizeja mund të lajë turpin që rëndon mbi Parisin”, tha Amato.

Nga Parisi zyrtar pati vetëm një koment të shkurtër të thatë: Nuk kemi asnjë deklaratë për të bërë. Shefja e ekzekutivit Italian,  Giorgia Meloni deklaroi se Amatos janë të rëndësishme dhe se atha se do t`i kërkojë atij të vërë në dispozicion të autoriteteve çdo element që ka ne dispozicion lidhur me këtë ngjarje. Sipas Amatos, goditja e avionit ku supozohej të ishte Gaddafi, do të kryhej në kohën kur po simulohej një stërvitje e NATO-s, e cila do të bënte të mundur që lëshimi i raketës franceze të kalohej si një aksident i paqëllimshëm.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA