“Partia do jetë e qytetarëve, jo e kryetarit”, Basha mesazh pas mbylljes së Kuvendit Kombëtar të PD-së

02/09/2023 18:09

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me një mesazh pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të partisë.

Teksa ka ndarë dhjetëra foto nga Kuvendi, Basha shkruan se lëvizja e sotme ka si synim ndërtimin e një Partia Demokratike moderne, ku fokusi do të jetë tek qytetarët dhe jo tek kryetari.

“Pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve nga seksioni deri te kryesia e PD-së ne nuk do të ishim sot këtu për të ndërtuar të ardhmen, që t’ju shërbejmë njerëzve, që të hapen vende pune për të rinjtë tanë, që të rriten të ardhurat për familjet shqiptare, që ato të kenë arsim dhe shëndetësi më të mirë.

Për këtë nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë aty për të luftuar vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Mirënjohje për secilin prej tyre”, shkruan Basha.

FOTO GALERI
2/50

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA