Kushi për 114 vjetorin e Kongresit të Elbasanit: Gur themeli i historisë së arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare

02/09/2023 15:43

114 vjet më parë në qytetin e Elbasanit u zhvillua një nga ngjarjet më të shënuara të historisë së arsimit dhe kulturës shqiptare.

“Kongresi i Elbasanit” është përkujtuar sot, në ditën kur nisi punimet, me përfaqësues nga trevat shqiptare dhe shqipfolëse, ku u vendos edhe për hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit, e cila përgatiti mësues për gjithë vendin dhe zhvilloi arsimin kombëtar.

Këtë ngjarje të rëndësishme për qytetin e Elbasanit dhe gjithë Shqipërinë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e ka përkujtuar përmes një mesazhi në rrjete sociale, ku e cilëson Kongresin e Elbasanit një gur themeli në historinë e arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare.

“Mirënjohëse që sot Elbasani vazhdon të ruajë traditën shekullore në fushën e arsimit dhe kulturës. U përulemi me respekt të gjithë atyre patriotëve që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare”, shprehet ministrja.

Top Channel