Superjahti i Jeff Bezos dhe sheikut arab në Durrës, Rama: Këtë vit porti ka pritur 257 jahte të mëdha turistike

02/09/2023 18:23

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ankorimit në Portin e Durrësit të jahteve luksoze, pasi vetëm pak më parë mbërriti jahti “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa dje jahti i Jeff Bezos.

Teksa ka ndarë disa foto të jahteve, Rama thotë se këtë sezon turistik në Portin e Durrësit janë ankoruar 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera.

Lürssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të shtatorit.

Sezoni ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, me 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera që janë mikpritur nga autoritetet shqiptare, duke qenë vetëm një shembull i vogël i flukseve të shtuara turistike, të cilat do të rriten ende më shumë falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi“-shkruan Rama në Facebook.

Super jahti “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe mbërriti sot në Durrës.  “Opera Yacht” është një nga superjahtet më të mëdha në botë, me një vlerë prej 450 milion dollarësh, i prodhimit të vitit 2022.

Ndërsa çmimi i parë në treg njeh rritje të lartë, jahtet turistike vijojnë ta shohin në vendin tonë si stacionin më të preferuar në rajon për të marrë karburantin.

Dje, në portin e Durrësit mbërriti jahti “Koru” i themeluesit të Amazon Jeff Bezos. Superjahti ndaloi në portin më të madh shqiptar për t’u furnizuar me 170 mijë litra karburant, para se të riniste lundrimin drejt Italisë. Me një vlerë prej 500 milion dollarësh dhe prodhimi i vitit 2023, ai është i dytë i dytë më i madh me vela në botë dhe në një kohë të gjatë në Holandë me një gjatësi prej 127 metrash.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA