Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’, të miratohen disa ndryshime statutore.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha propozon që kur PD-ja është në opozitë, kryetari i partisë së jetë një herë edhe kryetar i grupit parlamentar. Sipas nenit 48, pika 3, kryetari i partisë mund të caktojë një nënkryetar të partisë për të marrë pozicionin e Grupit të Parlamentit.

Në këtë mënyrë, Gazment Bardhi nuk mund të jetë më kryetar i grupit, pasi përplasjet që kanë pasuar me rikthimin e Bashës si kryetar. 

Ky është një nga vendimet që pritet të merren sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së, me miratimin e statutit të ri.

Gjithashtu vendimi i dytë i rëndësishëm që pritet të miratohet është përjashtimi i kandidatëve që kanë garuar për objekte të tjera zgjedhore, në zgjedhjet e 14 majit. Këtu përfshihet Sali Berisha dhe të gjithë kandidatët e tij, të cilët garuan nën logon e “Bashkë Fitojmë”.

Të ftuar ishin 5715 delegatë, ndërsa prezentë ishin 4254 delegatë, pjesëmarrja e të cilëve është e rëndësishme pasi përkthehet në vota për ndryshimet staturore.

“2) Kur PDSH është përgjegjësi e trupit, Kryetari i Grupit të Parlamentit zgjidhet me propozimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave. Edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një nga Nënkryetarët e Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar” , theksojmë nga neni 48.

Basha pak ditë më parë në një postim në Facebook tha se ky ndryshim vjen në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, duke zgjedhur reformimin dhe modernizimin e forcave sonë politike.

“Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcave sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin. , ofron të drejtën ekonomike të fuqizonit alternativën dhe alternativën . .

FOTO GALERI
10/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA