Puthje dhe përqafime! Donaldi dhe Romeo Veshaj presin ditëlindjen e tyre bashkë! Ja si i uron Bora Zemani

01/09/2023 10:20

Data 1 shtator shënon ditëlindjen e Donald dhe Romeo Veshaj.

Nga një video e publikuar nga Bora Zemani, zbulohet se ata e kanë pritur së bashku orën 00:00 dhe ia kanë uruar ditëlindjen njëri-tjetrit me puthje dhe përqafime!

“Shumë urime për ju”, ka shkruar Bora Zemani tek video që ka hedhur në Instastory, duke e shoqëruar këtë urim me një emoji zemër.

Gjithashtu nuk ka munguar as urimi privat që Bora i ka bërë Donaldit në Instagram. Ajo ka publikuar disa foto me Donaldin dhe ka shkruar disa fjalë të ndjera për të.

 “Unë e di që ti je gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm me @romeoveshaj por ti e di që do jesh gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm, me mua”, shkruan moderatorja.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel