Planeti Mërkuri vazhdon trajektoren e tij në dukje retrograde në shenjën e Virgjëreshës dhe e bën disi më të vështirë jetën tonë të përditshme, megjithatë janë tre shenja që, sidomos sot, do të kenë shumë fat në jetën e tyre të dashurisë.
Dashi
Lidhja e Hënës me Neptunin është vendimtare për ditën tuaj të sotme. Është dita më e përshtatshme që një Dash të shprehë, sigurisht në mënyrën e tij unike, e cila mund të përfshijë ose jo me fjalë, ndjenjat e tij ndaj të tjerëve, pasi ai e kupton që për asnjë arsye nuk duhet të bëjë lëshime në dashuri.
Luani
E njëjta lidhje Hënë-Neptun i afron Luanët me partnerët apo partnerët e ardhshëm, pasi ata tashmë kanë vendosur, pa e ditur saktësisht se si, se është më mirë të kalojnë me dikë gëzimet dhe çdo vështirësi. Luani është një shenjë që mbështetet shumë në këmbët e veta, por nëse gjen një përqafim të ngrohtë do të bjerë në të.
Virgjëresha
Virgjëresha është në humor të mirë sot. Ajo i lë mënjanë të gjitha të këqijat që sheh kudo. Ndjenjat janë të ndërsjella dhe ky është fakti që i jep akoma më shumë optimizëm. Sot, askush nuk mund të ngatërrohet me një Virgjëreshë nëse nuk dëshiron dëshpërimisht të bjerë në dashuri.
Top Channel