Me varkë në Festivalin e Filmit! Rita Ora thyen çdo pritshmëri, mban “pishtarin” e modës në Venecia

31/08/2023 18:57

Të rrezatosh është një punë e vështirë, por dikush duhet ta bëjë.

Ndërsa pjesa tjetër e Hollivudit nuk ka mbërritur ende në Festivalin jubilar të Filmit në Venecia, për shkak të grevave të vazhdueshme të WGA dhe SAG-AFTRA, Rita Ora e ka gjetur veten duke mbajtur pishtarin e modës për të gjithë ‘të zhdukurit’ në Itali.

Këngëtarja e “You Only Love Me” bëri një hyrje madhështore me varkë në 80-vjetorin e festivalit të filmit të mërkurën. E kuruar deri më detaj, ajo u pa me një look “të egër” bardhezi nga Nina Ricci, që përfshinte taka të larta me platformë afërsisht 18 cm.

Ora – e cila do të performojë në AmfAR Gala së bashku me Leona Lewis – kishte veshur një veshje të zezë të tejdukshme me pika polka shkëlqyese, një pallto të bardhë pellushi dhe një palë syze dielli të zeza të mëdha. Veshja transparente nga koleksioni i vjeshtës 2023 të stilistes Ricci, ishte kombinuar me flokët e arta të këngëtares shqiptare me famë botërore që i valëzonin mbi supe.

Mirëpo, kjo nuk ishte veshja e vetme e Rita Orës në tapetin e kuq. Këngëtarja e hitit “For You” shkëlqeu gjithashtu me një fustan të kuq Moschino, të veshur në pjesën e sipërme me dantellë ngjyrë të zezë.

Kryesuesja e toplistave britanike u shfaq me një tjetër pamje të enjten. Ajo shihej e veshur me një fustan të tejdukshëm, ngjyrë mishi nga Ermanno Scervino, i mbuluar me kristale vezulluese, teksa hipi në një varkë me motrën Elena Ora.

Rita ngriti duart lart për të zbuluar tre gishta plot me unaza diamanti, mes të cilave një që shtrihej deri në thonjtë e saj ngjyrë rozë. Look-ut të saj, Rita i kishte shtuar nuanca të zeza dhe një palë vathë diamanti që e bënin të dukej elegante.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA