Bukuri që nuk plaket kurrë! Salma Hayek rrit temperaturat, pozon me bikini blu

31/08/2023 18:29

Drejt të 60-ave, dhe ia del të duket mahnitëse në bikini.

Salma Hayek Pinault e mbylli zyrtarisht verën përmes një fotoje të zjarrtë, duke pozuar nëpër shkallë me bikini blu me dekolte dhe një fund të punuar me grep, po ngjyrë blu dhe të bardhë.

“Ti nuk plakesh kurrë”- i shkroi një ndjekës në koment krahas fotos së Instagramit e cila shfaqte yllin e “Like a Boss” mahnitëse.

Veshjen, aktorja 56 vjeçe e kishte kombinuar me një grim minimalist në fytyrë dhe flokët e saj natyrale të lëshuar.

Fansat e adhuruan fotosesionin e rrobave të banjës dhe e quajtën aktoren “një grua të bukur dhe kaq frymëzuese”.

“Më pëlqen se si i ke përfaqësuar gjithmonë femrat meksikane me linja dhe të bukura”- tha një fanse, ndërsa një tjetër e luti atë të mos hidhte foto kaq “të nxehta çdo herë”.

Fansat shpesh bëjnë shaka kur thonë se ylli amerikano-meksikan, po bën një numërim pas në vitet e saj drejt pleqërisë.

Të mërkurën e kaluar, Hayek forcoi statusin e saj si mbretëresha e një vere ‘të etur’, teksa pinte kafenë e mëngjesit me një kostum banje të zhytur, të kombinuar me stileto të zeza në një tjetër foto jashtëzakonisht të popullarizuar në Instagram.

Miqtë e famshëm të yllit botëror, duke përfshirë Zoe Saldaña dhe Sharon Stone, e adhuruan foton lozonjare. Hayek nuk ndan vetëm foto me bikini në rrjetet sociale; në vend të kësaj, ajo flet shpesh “pa dorashka” me ndjekësit për qasjen e saj ndaj plakjes, në postimet pa grim.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA