Bëni kujdes me këto tre shenja horoskopi!
Akrepi: Sigurisht që nuk dëshiron të ngatërrohesh me të. Nuk është shenja më agresive, por nuk e lë një luftë të kalojë ashtu. Ai mund të mos e harrojë kurrë, duke ju bërë të ndiheni sikur marrëdhënia juaj nuk do të jetë më e njëjta dhe në fakt mund të mos jetë. Akrepi është veçanërisht i ndjeshëm ndaj asaj që ai interpreton si padrejtësi ose fyerje, dhe nuk është intensiteti i zemërimit të tij, por kohëzgjatja e tij që duhet të keni frikë.
Luani: Është shenja e zjarrit që nëse e gjeni veten në konflikt me të, do t’ju hakmerret furishëm. Ai nuk e duron dot ndjenjën e kërcënimit nga asgjë, duke tronditur të tjerët me reagimin e tij të dhunshëm. Ai mund të mos qëndrojë gjatë i zemëruar si Akrepi, por do të sigurohet që t’ju lëndojë në mënyrën më të keqe.
Demi: Kur ndizet tensioni mes jush dhe një Demi, ju keni të bëni me të gjithë ata që ai njeh dhe i do, ja sa e fortë është ndjenja e mbrojtjes ndaj të tjerët. Është gjithashtu një shenjë jashtëzakonisht kokëfortë dhe nëse është duke gabuar, do të jetë personi i fundit në planet që do ta pranojë. Në çdo rast, pasi ai është i famshëm për temperamentin e tij, në një luftë do të sigurohet që t’ju lëndojë thellë.
Top Channel