Exclusive/ Si u arrit dialogu në ’90-ën dhe pse po refuzohet në 2026-ën? Gonxhe: Atëherë qëllimi ishte madhor, sot uljen në tryezë duhet ta shohim si… Alket Hatija, një person jo i panjohur për drejtësinë, i dënuar me 20 vjet burg nga autoritetet gjyqësore italiane për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 50 vjeçari u kap gjatë një operacioni policor në një hotel në qytetin bregdetar.
Alket Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë për trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2003-2004, ky shtetas ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali.
50-vjeçari ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast).
Top Channel