Profesioni që do të ndiqte Jennifer Aniston nëse nuk do të ishte aktore

29/08/2023 18:25

Jennifer Aniston ka treguar se cili është pasioni i saj krijues vitet e fundit dhe mund të ishte bërë profesion i saj nëse nuk do të ishte aktore.

Aktorja e njohur, duke folur për revistën WSJ, ka treguar se i pëlqen shumë arredimi dhe dizenjimi.

“Më pëlqen të ndërtoj shtëpi dhe të krijoj hapësira. Mund të shkoj në një shtëpi dhe të shoh se çfarë nevojitet. Dhe është një proces i këndshëm. Disa njerëz e kanë frikë atë. Mund të shkatërrojë marrëdhëniet,”  tha Aniston , e cila ka jetuar në Bel Air, Los Angeles për vitet e fundit.

Aniston e bleu rezidencën e saj, e cila daton në vitin 1965, në vitin 2011 për 21 milionë dollarë dhe fillimisht nuk i pëlqeu aspak pjesa e brendshme, kështu që ajo filloi një rinovim dyvjeçar. Në atë kohë, aktorja ishte e martuar me Justin Theroux. Dhe ai hodhi në tryezë disa ide për ndryshimet që mund t’i bënin shtëpisë dhe së bashku me dekoratorin Stephen Shadley e shndërruan atë në një vendbanim perfekt për çiftin. Ajo tregoi se përfshirja e bashkëshortit në këtë proces ishte një sfidë për të, pasi shtëpinë e mëparshme e kishte ndërtuar e vetme, ndaj mësoi se refuzimi i çdo propozimi që i bënte atij nuk ishte mënyra më e mirë për të arritur një bashkëpunim të mirë mes tyre.

Për shtëpinë e saj, Aniston ka zgjedhur të kombinojë rehatinë me disa elementë unikë, duke i konsideruar të dyja thelbësore për pistën e saj personale të kërcimit.

Më poshtë mund të shihni fotot e rezidencës së famshme të Jennifer Aniston dhe të merrni disa ide dekorimi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kelly Behun (@kellybehunstudio)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA