I dashuruar me Dean? Kristi i jep fund thashethemeve: Jam në një lidhje!

29/08/2023 14:26

Kohët e fundit Kristi dhe Dea Mishel janë komentuar për një lidhje dashurie.

Ata janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku në sytë e publikut duken si një çift. Madje disa ditë më parë në rrjetet sociale qarkulluan foto nga ditëlindja e Kristit, i cili ndodhej në një anije së bashku me Dean. Kjo gjë ngriti dhe më shumë dyshimet se ata janë të dashuruar.

Por ish-banori i “BBV2”, i ka dhënë fund dyshimeve dhe thashethemeve që janë ngritur kohët e fundit, përmes një postimi në Instagram. Ai ka publikuar një foto të tijën me Dea Mishel në Instastory dhe shkruan se se mes tyre ka vetëm një shoqëri të pastër dhe se ai është në një lidhje dashurie me një person tjetër.

 “Thjesht për të pastruar thashethemet. Unë dhe Dea nuk jemi çift. Ne jemi miq që respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmuam njëri-tjetrin kur kohët bëheshin të vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam një marrëdhënie me dikë tjetër. Dea vazhdo shkëlqe”, ka shkruar Kristi.

Gjithashtu Dea Mishel ka ripostuar shkrimin e Kristit, duke shprehur se e konsideron Kristin një shok të vërtetë.

 

 

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA