Hodhi armën dhe tentoi të largohej, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
29/08/2023 13:33
Një 34-vjeçar është arrestuar në Shkodër për armëmbajtje pa leje.
Bernard Pllumaj ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, kur ka parë efektivët, njofton policia.
Pasi është kapur dhe identifikuar, rezultoi se i riu ka precedent të mëparshëm penal për veprat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Arma dhe municioni luftarak u sekuestrua, ndërkohë që Pllumaj do të hetohet nga Gjykata e Shkodrës.
Top Channel