Eva Longoria është një artiste e suksesshme në profesionet e saj si aktore, producente dhe regjisore.

Ndër të tjera, 48-vjeçarja njihet si vajza me bukuri të përjetshme. Por, cili është sekreti për një pamje gjithnjë rinore?

Në një intervistë, ylli i “Desperate Houseëives ” u pyet se çfarë trukesh përdor që e ndihmojnë të duket 10 vjet më e re.

“Njerëzit mendojnë se truku për t’u dukur më i ri është  grimi, por në fakt është kujdesi për lëkurën. Nëse nuk keni lëkurë të mirë, make up-i thjesht ju bën të dukeni më të moshuara dhe shumë më keq. Kur bëhet fjalë për grimin, nuk e teproj. Sa më shumë pluhur të vendosni në vijat e holla në fytyrën tuaj, aq më shumë e shihni atë”, u përgji artistja.

Por kjo nuk është e gjitha. Aktorja tregoi se sa e rëndësishme është mbrojtja e lëkurës nga dielli, duke i këshilluar njerëzit të aplikojnë krem mbrojtës me SPF çdo ditë. “Nëna ime ishte aq e rreptë për të vendosur krem ​​kundër diellit. Ajo gjithmonë thoshte, ‘lëkura për të cilën kujdeseni në të 20-at është lëkura që keni në të 40-at‘”, rrëfeu Longoria.

Ajo tregoi se nuk del kurrë nga shtëpia pa mbrojtje ndaj diellit.

“Unë mbaj krem ​​kundër diellit çdo ditë dhe kjo ka ndryshuar lëkurën time, vetëm duke e mbrojtur atë nga njollat ​​e diellit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA