Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr sot pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, i cili do të mbahet në Bled të Sllovenisë.
Kurti do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale. Ndërkohë, mbrëmë ai ka marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob. Pjesë e kësaj darke ishin liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe kryeministrin Rama.
Në një postim në Instagram të Ramës, Kurti dhe ai shihen duke buzëqeshur teksa shtrëngonin duart, ndërsa edhe në tavolinë janë ulur pranë njëri tjetrit. Pas tensioneve të fundit, ku ka pasur edhe refuzime takimesh për sa i përket situatave në Veri të Kosovës, marrëdhënia mes tyre duket se është e mirë.
Top Channel