“Dëmtohet linja kryesore e ujësjellësit në Bulqizë”/ Shërbimi i UKD: Rasti është denoncuar! Policia hedh poshtë rastin

28/08/2023 13:07

Shërbimi i Ujësjellës Kanalizimeve në Dibër ka njoftuar se ndërprerjen e ujit në Bulqizë, si pasojë e dëmtimit të linjës kryesore të ujësjellësit nga persona të pa identifikuar.

Shërbimi i Ujësjellës Kanalizimeve njofton denoncimin e rastit në Polici.

“Dje, gjatë natës linja kryesore që furnizon me ujë qytetin e vjetër të Bulqizës ëshë dëmtuar qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar. Kjo ka shkaktuar ndërperjen e furnizimit me ujë për qytetarët.

Ekipet e UK rajoni Dibër, që prej mëngjesit të sotëm kanë qënë në terren duke riparuar tubin e dëmtuar duke bërë të mundur furnizimin normal me ujë për qytetarët!

Ndërkohë, për këtë rast abuziv, është bërë denoncimi në polici! Faleminderit qytetarëve për durimin dhe mirëkuptimin gjatë punimeve!”- thuhet në njoftimin e bërë në faqen zyrtare në Facebook.

Top Channel kontaktoi me Policinë e Bulqizës për të pyetur nëse është bërë denoncim. Policia e hedh poshtë rastin në fjalë, duke theksuar se pranë Komisariatit nuk është bërë asnjë denoncim nga ana e Ujësjellësit të Bulqizës.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA