Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i vështirë por duhet zbatuar marrëveshja bazë e arritur gjatë këtij viti në Bruksel dhe Ohër.
Ai ka folur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.
Në panel edhe me liderë tjerë të Ballkanit Perëndimor, duke iu kundërpërgjigjur homologes së tij nga Serbia, Ana Bërnabiç, tha se Kosova ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për dallim nga Serbia e cila as nuk është distancuar nga Millosheviçi dhe as nga Putini.
“Mbështetjen ndaj BE-së ne në Kosovë e kemi 94 për qind. Ne kemi vënë sanksione kundër Federatës Ruse, ndërsa Serbia jo, as nuk e mendon. Po ashtu nuk e distancuan vetën e tyre as nga Millosheviqi dhe as nga Putini. Prandaj nuk është e thjeshtë për ne, unë dua të normalizoj marrëdhëniet dhe kur e bëjë këtë sikur të ishte Republika Çeke. Por normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë më i vështirë. Mund të ndodh sepse duhet të zbatojmë traktatin bazë që presidenti i Serbisë dhe unë ishim dakord në Bruksel. Por normalizimi nga ana psikologjike do të thotë mungesë të konfuzionit midis realitetit dhe fantazisë. Ky është një regjistër tjetër që unë nuk mund të kontribuojë fatkeqësisht”, tha Kurti.
Top Channel