Qindra flokëkuqë nga e gjithë bota janë mbledhur në qytetin jugor holandez të Tilburgut për një festival vjetor që feston flokët e tyre të çmuar dhe të veçantë.
Flokëkuqtë natyralë nga vende si Britania e Madhe, Izraeli, Gjermania, Italia dhe Zelanda e Re udhëtuan për ngjarjen treditore, për të cilën organizatorët “Redhead Days” thonë se ka të bëjë me “lidhjen, krenarinë dhe njohjen”.
Festivali u themelua në vitin 2005 nga Bart Rouwenhorst, i cili, çuditërisht, është biond.
Piktori amator e gjeti veten të tërhequr nga cilësitë estetike të flokëkuqet, kështu që mori 15 modele për t’i pikturuar.
Ato u fotografuan të gjithë – por kur shumë nga ata që nuk u përzgjodhën shprehën zhgënjimin e tyre, zoti Rouwenhorst vendosi të bënte një ngjarje vjetore për këtë.
Në vitin 2013, pjesëmarrësit e festivalit Redhead Days hynë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur 1,672 njerëz u mblodhën në mbledhjen më të madhe të regjistruar të njerëzve me flokë të kuq natyralë.
Top Channel