Ekspertët: Kjo fjalë mund të shkatërrojë marrëdhënien tuaj, ja çfarë duhet të bëni

27/08/2023 17:51

Ju përpiqeni të gjeni më shumë kohë për marrëdhënien tuaj gjatë ditës.

Tregoni vlerësim dhe mirënjohje për aktet e vogla të dashurisë, e lini celularin për të qenë prezent kur duhet, përpiqeni dhe luftoni për të qëndruar sa më të lumtur, por nuk është e mjaftueshme, për një lidhje të shëndetshme.

Marrëdhëniet kanë nevojë për shumë punë dhe nëse doni të keni sukses duhet të jeni të kujdesshëm me fjalët që përdorni, thonë ekspertët. Në fund të fundit, dihet që gjuha nuk ka kocka dhe i thyen kockat.

Në fakt, ekziston një fjalë e caktuar që madje mund të prishë përpjekjet tuaja për të patur një marrëdhënie të shëndetshme me partnerin. Kush është kjo? Fjala ‘duhet’.

“Shoh shumë çifte që kapen në kurthin e fjalës “duhet”. Kjo vjen nga rregullat dhe kriteret e brendshme të çdo personi, të cilat bien ndesh me ato të personit tjetër në marrëdhënie”, thotë këshilltari për marrëdhënie Dr. Lauren Kuk.

E njëjta gjë vlen edhe për “nuk duhet”. Merrni për shembull shprehjen: “Nuk duhet të shpenzoni kaq shumë kohë duke luajtur në telefon” ose “Duhet të përpiqeni më shumë”.

Sipas ekspertëve, kjo fjalë mund të jetë problematike.

Sipas psikologut Dr. Jeffrey Bernstein, “duhet” dhe “nuk duhet” krijojnë energji negative dhe me kalimin e kohës përfundojnë duke u bërë toksike për lidhjen e një çifti.

“Kur njëri partner i thotë tjetrit çfarë duhet apo nuk duhet të bëjë, ata e vendosin veten në një pozicion pushteti dhe i dërgojnë mesazh tjetrit se janë superiorë”, shpjegon këshilltarja e marrëdhënieve. Mund të duket si diçka shumë e vogël dhe e parëndësishme, por përdorimi i shpeshtë i saj ul besimin në marrëdhënie dhe e lodh atë.

Çfarë mund të thuash në vend të saj?

Nëse jeni të shqetësuar për diçka që ka bërë partneri juaj, përpiquni të jeni më të kujdesshëm dhe të thoni “do të doja” ose “nuk do të doja”. Për shembull, në vend që të thoni, “Duhet të kuptoni se çfarë dua të them”, thoni, “Do të doja të përpiqeshit të më kuptonit më shumë”, ose në vend të “Ju nuk duhet të vozitni kaq shpejt”, thoni, “Mund të vozitni më ngadalë”.

Është pak ndryshim për Dr. Bernstein, i cili ndihmon në uljen e turpit mes çifteve: Gjetja e kohës për t’u fokusuar në atë që po thoni, reduktimi i mendimeve që ju shkaktojnë emocione negative dhe tension, dhe ndryshimi i tyre do të përmirësojë shumë marrëdhënien tuaj dhe komunikimin me partnerin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA