Exclusive/ Si u arrit dialogu në ’90-ën dhe pse po refuzohet në 2026-ën? Gonxhe: Atëherë qëllimi ishte madhor, sot uljen në tryezë duhet ta shohim si… Një parcelë kanabis kanabis është pikasur nga Policia në fshatin Tozhar në Poliçan dhe menjëherë kanë filluar hetimet dhe si rezultat i tyre janë arrestuar babai dhe 2 djemtë të cilët kultivonin bimë narkotike.
Shtetasit e arrestuar janë H. D., 58 vjeç, F. D., 32 vjeç dhe A. D., 29 vjeç (babai dhe 2 djemtë).
Nga ky aksion i kryer në vazhdën e operacionit anti kanabis, të koduar “Tomorri”, Policia e Poliçanit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë, Skrapar dhe DVP Berat asgjësuan nëpërmjet djegies 125 bimë narkotike kanabis dhe sekuestruan 4 armë gjahu që posedoheshin pa leje dhe që shërbenin për ruajtjen e sipërfaqes me bimë narkotike.
Ishte djali 32-vjeçar i cili u kap në flagrancë teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Tozhar, në bashkëpunim me 2 të arrestuarit e tjerë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, u kap edhe u arrestua edhe shtetasi G. V., 63 vjeç, aktualisht banues në Durrës, pasi bimët u gjetën të kultivuara në tokën në pronësi të tij, në fshatin Tozhar.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V., 59 vjeç (vëllai i 63-vjeçarit), banues në fshatin Tozhar, pasi iu gjet në banesë dhe iu sekuestrua si provë materiale, një armë gjahu që posedohej pa leje.
Top Channel