Zjarri në malin Shpirag të Beratit mori përmasa të mëdha, Peleshi: Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë kombëtare

25/08/2023 10:17

Zjarri në malin Shpirag të Beratit mori përmasa të mëdha, ku sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, forcat zjarrfikëse dhe një helikopter janë angazhuar prej natës së mbrëmshme për shuarjen e flakëve.

“50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha”, shkruan Peleshi në një postim në Facebook.

Edhe gjatë mëngjesit të ditës së sotme vijon puna nga terreni dhe ajri për shuarjen e vatrave. Sipas ministrit flakët u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta.

“Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta. Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër”, raportoi ai.

“Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare”, tha ministri.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA