Rrezik për tensione të reja në Mitrovicë, shtyhet aksioni për largimin e institucioneve serbe!

25/08/2023 09:43

Komuna e Mitrovicës së Veriut shtyu aksionin për largimin e institucioneve të Serbisë nga objekti i saj në atë që njihet si lagjja e Boshnjakëve, një vendim ky arsyet e të cilit nuk bëhen të ditura.

Në objektin në fjalë gjenden prej kohësh Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Drejtoria e Fondit të Sigurimit të pensionit dhe invaliditetit, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria. Në 22 gusht, inspektorati komunal kërkoi prej tyre që të lironin ambientet brenda tre ditësh për shkak se nuk dorëzuan dokumente apo kontrata për shfrytëzimin e tyre.

Autoritetet komunale argumentuan se objekti është pronë e tyre dhe se duhet të lirohet për shkak të disa “punimeve” që do të bëheshin aty. Kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut është Erden Atic, nga radhët e lëvizjes, Vetëvendosje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Qeveria kosovare preferoi të mos e komentonte vendimin e komunës, me arsyetimin se bëhet fjalë për “çështje lokale”. Ambasada amerikane në Prishtinë sqaroi se i ka kërkuar si ekzekutivit, ashtu edhe kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri që “të frenohen nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi që mund të përshkallëzojë tensionet sërish.

Objekti i diskutueshëm komunal në Mitrovicën e veri, për të cilin të dyja palët pretendojnë se është i tyre, është ndërtuar në periudhën e paraluftës. Cështjen e objekteve të tilla e rregullon ligji për agjencinë kosovare për krahasimin dhe verifikimin e pronës, por Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka qenë kundër këtij legjislacioni dhe ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese ta shpallë atë jokushtetues.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkovic deklaroi një ditë më parë se ka “rrezik për një krizë të re në veri të Kosovës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA