Ekziston një ushqim që është një aleat shumë i mirë për humbjen e peshës dhe mbi të gjitha i bën mirë trupit tonë, sidomos pasi mbushim 50-vjeç.
Bëhet fjalë për lakrën turshi, që ka një shije dhe aromë të veçantë. Ky ushqim përmirëson tretjen dhe ndihmon në trajtimin e problemeve të tilla si kapsllëku ose fryrja e barkut. Gjithashtu, lakra turshi forcon sistemin imunitar si dhe ndihmon për të humbur peshë kur plotësohet me një dietë të ekuilibruar dhe ushtrime fizike.
Sipas dietologëve, ky ushqim përmban veti antikancerogjene pasi ka përbërës që janë studiuar për këtë lloj vetish, megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar ndikimin te njerëzit. Për shkak të situatave hormonale të grave, veçanërisht pas të pesëdhjetave, lakra turshi ka një efekt të mirë pasi në gjendje të tilla si menopauza trupi dhe sistemi i tij imunitar priren të dobësohen për shkak të rënies së nivelit të estrogjenit. Lakra turshi ekuilibron hormonet si dhe parandalon infeksionet urinare.
Kjo perime përmban nivel të lartë vitaminash C dhe B si dhe antioksidantë të fuqishëm. Kur fermentohet, bëhet gjithashtu një burim i pasur probiotikësh. Lakra turshi gjithashtu është një burim i pasur probiotikësh, gjethet e saj janë të pasura me baktere probiotike, me origjinë bimore, laktobacilus plantarum. Ato janë baktere të cilat gjenden në probiotikët e popullarizuar, të cilat nuk jeni të detyruar t’i blini nëse hani lakra turshi./ tar
Top Channel