Exclusive/ Si u arrit dialogu në ’90-ën dhe pse po refuzohet në 2026-ën? Gonxhe: Atëherë qëllimi ishte madhor, sot uljen në tryezë duhet ta shohim si… Zjarri në malin Shpirag të Beratit është vënë në kontroll këtë pasdite, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nga toka dhe nga ajri.
50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar shkuan në vendngjarje gjatë natës.
“Prej mbrëmjes së djeshme, ka pasur një zjarr masiv nëpër kodrat e Shpiragut, ku paraprakisht dyshohet të ketë një rrufe. Zjarri mori përmasa të konsiderueshme dhe është operuar gjatë gjithë natës nga forcat operacionale, nga të gjitha strukturat e bashkisë dhe policisë”, u shpreh për gazetarët Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.
Flakët u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta, duke marrë përmasa të mëdha në mal. Vatrat rrezikuan fshatin Starovë dhe Ramanic, ndërsa vetë banorë u përfshinë në aksionin për shuarjen e zjarrit.
Top Channel