Miley Cyrus “e mbërthyer” në dramën familjare! Vëllezërit dhe motrat e saj të përçarë pas grindjeve toksike dhe divorcit të prindërve

23/08/2023 18:00

Miley Cyrus e ka gjetur veten në qendër të një grindjeje familjare pas mosmarrëveshjeve të mëdha për divorcin e prindërve të saj.

Mamaja e këngëtares së “Wrecking Ball”, Tish, u nda nga këngëtari i Achy Breaky Heart, Billy Ray në prill të vitit të kaluar dhe kjo i ka lënë fëmijët e tyre të ndarë. Vetëm 16 muaj pas paraqitjes së kërkesës për divorc, Tish u martua me aktorin e Prison Break, Dominic Purcell të shtunën, me Miley-n si shoqëruesen e saj të nderit dhe fëmijët Brandi dhe Trace gjithashtu të pranishëm.

Megjithatë, shije të hidhur la mungesa e motrës së vogël të Miley-t e nominuar për Grammy, Noah Cyrus dhe vëllai Braison.

Në vend të kësaj, ata shpërndanë foto në Instagram ku shiheshin duke bërë shopping teksa po zhvillohej ceremonia. Noah shihej të kishte veshur një bluzë që kishte të priontuar babain e saj Billy Ray në të, si për të treguar besnikërinë ndaj tij.

Një burim tha: “Familja e Miley-t është plotësisht e ndarë dhe është një situatë vërtet e trishtueshme. Ajo po tregohet shumë e matur, por momenti është tepër frustrues për të.

Duket si çmenduri të mos shkosh në dasmën e nënës tënde, por ajo ishte krenare që ishte atje për ta mbështetur.”

“Fëmijët kanë mbajtur anën e nënës ose të babait të tyre dhe nuk ka shumë komunikim mes tyre. Gjendja është përkeqësuar vitin e kaluar dhe nuk duket se ka për të përfunduar shpejt“- tha burimi për The Sun.

Miley ka pasur një marrëdhënie të turbullt me ​​të atin që nga ndarja e tij nga Tish. Shtatorin e kaluar, u zbulua se ata pushuan së ndjekuri njëri-tjetrit në Instagram pas një përplasjeje për fejesën e Billy Ray me këngëtaren e country Firerose, e cila është vetëm katër vjet më e madhe se Miley. Në të njëjtën kohë, superylli shiti fermën e saj në Nashville afër vendit ku jeton babai i saj.

Vetëm këtë javë, Tish “pëlqeu” një postim në X, me tekste të shkruara nga Miley duke kritikuar babanë e saj. Një fanse kishte ndarë një varg nga kënga e saj e papublikuar Cold Blooded, në të cilën ajo këndon: “Vetëm që babi im nuk dinte gjithmonë të thoshte se është krenar për atë që unë jam.”

Këtë të premte, që rastësisht është ditëlindja e Billy Ray, ajo do të publikojë një këngë të re të quajtur Used To Be Young. Kjo është një taktikë e ngjashme me hitin e saj nr. 1 Floëers.

Tani fansat do të jenë të vëmendshëm për të parë nëse Miley do të godas edhe me këtë këngë të re gjithashtu.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA