Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO merr vendimin, shpallen fajtorë 14 shqiptarë, mes tyre dhe ata që nuk jetojnë më Shumë pranë zonës së mbrojtur në UNESCO, në Parkun Kombëtar të Shebenikut, është organizuar festa e Rrajcës, traditë e cila synon promovimin e kësaj zone dhe tërheqjen e turistëve.
Përpos natyrës së mrekullueshme, Rrajca ka shumë për të treguar, tradita të cilët me krenari ruhen brez pas brezi.
“Kjo festë sot është një kënaqësi e madhe për popullin tonë. Kemi ambiente të mrekullueshëm që i ka bërë natyra dhe ne duhet t’i trashëgojmë brez pas brezi”- shprehet një banor.
Por ndryshe nga veriu i vendit ku banorët ruajnë dhe shfrytëzojnë pasurinë e tyre natyrore, këtu banorët ende nuk janë ndërgjegjësuar për të shndërruar shtëpitë e tyre në bujtina.
“Jemi shumë të mirëpritur që të vijnë të hapin bujtina dhe dhoma për turistët”, tha një banor.
“Rrajca është një fshat me histori 2000-vjeçare dhe ka tradita, kulturë dhe normalisht ja vlen që të festohet dhe të ruhen këto tradita në të mirë të komunitetit për zhvillimin e turizmit në të ardhmen”, tha një banor tjetër.
Infrastruktura rrugore e bën të vështirë udhëtimin në këtë zonë, por duket se kanë nisur hapat e parë drejt përmirësimit të saj.
“Fillimi jonë është i promovimit vlerave të zonës, por edhe i ndërtimit të disa bujtinave të cilat do bëjnë të mundur që turistët të rrinë në zonën e parkut dhe mos zbresin në fshat. Kemi bërë në lot të rrugës sesi na lidh Parku Kombëtar me rrugën nacionale që shkon për Korçë dhe lidhet me pjesën e Tiranës. Kemi hartuar projektin për lotin e gjithë rrugës e cila vjen deri në fshatin Skënderbe. Ky investim do i japë më shumë zhvillim zonës, por do rrisë edhe ekonominë lokale”, u shpreh kryetari i Bashkisë Prrenjas.
Mes pyetjeve qindra vjeçare të ahut të mëdhenj e të vegjël kërcyen vallen e Rrajcës me ftesën për ta vizatuar këtë zonë që ofron kulture, kulinari dhe një natyrë fantastike.
Top Channel