Artisti Marcus Debie sjell artin e tij në Tiranë me MuralFestTirana2023, Veliaj: Një punë e shkëlqyer

20/08/2023 14:17

Një murale e shkëlqyer është krijuar në Tiranë nga artisti i njohur ndërkombëtar Marcus Debie.

Duke përdorur ngjyra të ndritshme dhe detaje të thella, Debie ka sjellë një portret të mahnitshëm në muret e qytetit.

“Artisti i mirënjohur, Marcus Debie, ka sjellë artin e tij në Tiranë me #MuralFestTirana2023! Një punë e shkëlqyer! Bravo”, shkruan Kryebashkiaku Erion Veliaj.

“MuralFestTirana2023” është një ngjarje e rëndësishme artistike që synon të sjellë artin e muraleve në qendër të vëmendjes në Tiranë.

Përveç vlerës artistike, muralet janë kthyer edhe si pikë takimi dhe një sfond i shkëlqyeshëm për selfie-t e qytetarëve dhe turistëve të Tiranës.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Top Channel