Perla e Sardenjas promovohet si Korfuzi në rrjetin social, kryebashkiaku: Vjedhje identiteti

19/08/2023 20:27

Fotoja e detit Cala Mariolu në Sardenja, i cilësuar si më i bukuri i Italisë në fillim të këtij viti, është promovuar nga faqja e udhëtimit “Hellenic World Greek“ si i Korfuzit të Greqisë.

Autoritetet  këtë veprim e quajtën “vjedhje identiteti“ të plazhit të cilësuar si perla e bregdetit në Baunei në Ogliastra të Sardenjës.

Sipas Ansas, vjedhja e fotos është kryer nga faqja “Hellenic Word” e cila ka mbi 600,000 ndjekës, ndërsa postimi mblodhi 67,000 pëlqime.

Rasti nuk ka kaluar pa u vënë re nga kryebashkiaku i qendrës bregdetare të Ogliastra,  Stefano Monni, i cili ka shkruar një postim në profilin e bashkisë në Facebook dhe një letër në profilin e Instagramit të faqes greke, i cili po mendon të përdorë veprime ligjore kundër faqes. dhe të profilit të “Hellenic Word”.

Postimi i Ansa

“Fatkeqësisht jemi mësuar të shohim pamje të bregdetit Baunei të përdorura për të reklamuar lokalitete të tjera si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar: dje ndodhi me kartolinat klasike, sot, në epokën e mediave sociale, imazhet e grabitura udhëtojnë në eter”, tha ai.

Top Channel