Nëse supozojmë se çdo shenjë e zodiakut ka karakteristikat e veta dhe çdo person i jep formë, ka shenja me fat dhe pafat.

Megjithatë, lajmi i mirë është se edhe nëse i përkasim më të pafatve, duke ndryshuar disa modele sjelljeje, ne mund të ndryshojmë, edhe fatin tonë.

Shenja më e pafat: Akrepi

Planeti i tij sundues është Plutoni, i cili shoqërohet me tragjedi dhe mësime traumatike të jetës. Megjithatë, Akrepat kanë një ‘talent’ unik për të përfituar nga sfidat dhe vështirësitë për t’u lulëzuar në to, duke e shndërruar kështu ‘fatin e tyre të keq’ në fat.

Shenja më me fat: Shigjetari

Me Jupiterin si planetin e tij sundues, të lidhur me fatin e mirë dhe bujarinë, jeta për Shigjetarin është e mbushur plot thesare, përvoja dhe aventura të paçmuara. Natyra e tij kureshtare kombinohet me optimizmin dhe mendimin pozitiv, pasi ai priret të shohë anën e mirë në gjithçka që ndodh.

Pjesa tjetër e shenjave, nga më me fat te më i pafati, janë si më poshtë:

– Bricjapi

– Luani

– Demi

– Peshku

– Peshorja

– Ujori

– Dashi

– Binjakët

– Virgjëresha

– Gaforrja

Top Channel